U vra gjatë arratisjes nga Rinasi, zbulohet se ku i kishte marrë Murataj makinat me të cilat kreu grabitjet

0
382

Admir Murataj është një nga grabitësit e 10 milion eurove në Rinas, i cili u vra gjatë përleshjes me policinë. Mediat fqinje shkruajnë se Murataj ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë edhe në Kosovë. Mësohet gjithashtu se Murataj është strehuar për disa kohë në Kosovë. Gjatë grabitjeve të kryera në 2015-ën, te ish- stacioni i trenit dhe ajo në Qafë Kashar, prokuroria shqiptare i ka dërguar letërporosi palës kosovare, për të identifikuar pronësinë e mjeteve që ishin përdorur gjatë grabitjeve. Kështu ka thënë Denion Ndrenika, këshilltari për media i Prokurores së Pëgjithshme, Arta Marku, për gazetën Express. Më tej ai shtoi se po atë vit janë pyetur disa shtetas nga Kosova, se kujt ia kishin shitur mjetet. Ai është shprehur: Në kuadër të hetimeve për grabitjet e vitit 2015-të, nga Prokuroria në Shqipëri është dërguar letër porosi për identifikimin e pronësisë mbi mjetet që ishin përdorur për realizimin e grabitjeve. Janë pyetur disa shtetas në Kosovë në lidhje me mjetet se nga i kanë blerë dhe kujt ia kanë shitur. Kjo ka qenë rruga juridike e marrë nga Kosova.Pas verifikimeve rezutoi se mjetet ishin marrë në Kosovë. Ndërkohë Murataj ishte në kërkim edhe për një vjedhje të kryer në 2017-ën në Tiranë, ku u sulmua një makinë security që transportonte para të një banke të nivelit të dytë. Gjithashtu ka dyshime se Murataj ka bërë operacione plastike, për të ndryshuar pamjen. Kujtojmë se Murataj ishte në kërkim edhe nga drejtësia greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here