Shokët apo Policia? Sandër Lleshaj zbulon kush e vrau Admir Muratajn

0
400

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se hetimet për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit po ecin shumë mirë.Sipas ministrit, grabitësit kanë lënë prova të mjaftueshme për të bërë zbardhjen e ngjarjes.

Lleshaj tha se Admir Murataj, i cili dyshohet si organizatori i grabitjes dhe koka e grupit kriminal, nuk është vrarë nga shokët, por nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.

“Hetimet për grabitjen kanë ecur mirë. Janë mbledhur prova të shumta dhe të rëndësishme që do ndihmojne në zbardhjen e ngjarjes.Reagimi i fortë dhe i shpejte I policisë ka bërë që grupi kriminal të lërë pas disa prova mjaft të vlefshme.Unë kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese, jo se është shkatërruar. Besohet se kemi goditur kokën e bandës, por kjo mbetet të verifikohet.Mesa kam unë dijeni kemi dy furgona të djegur dhe një tjeter ne tentative.Kemi të bëjmë me një aksion të ndërlikuar ku kanë marrë pjesë disa persona. Ka qënë planifikim i thelle i grabitjes.

Admir Murataj është vrarë në tentative e shkëmbimit të zjarrit me policine. Dua ta sqaroj këtë sepse ka pasur shumë aludime ndoshta edhe me dashje nga disa faktore. Natyrisht kjo mbetet për tu provuar shkencërisht por ndoshta ka pasur një përpjekje të qëllimshme për të zbehur punën e policisë. Sipas të gjitha të dhënave që kemi nuk na rezulton që anëtarët e tjerë të grupit të kenë vrarë Muratajn”, -tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here