Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë 40 milionë euro të ish-deputetit të PS

0
441

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar 40 milionë euro pasuri të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka.Një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinin janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pasuritë janë të rregjistruara në emër të ish-deputetit të Patise Socialiste Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipërfaqja e tokës e vënë nën sekuestro është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi toka ka qënë në pronësi të shtetit, por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, është ndryshuar pronësia nga shtet në privat, cka ka sjellë që pronarët e sipërfaqes tokësore të behen anëtarë të fisit Ndoka në Lezhë. Kujtojmë që dy vëllezërit Ndoka dhe motra e tyre janë vënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Volvo 4”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here