Çfarë po ndodh? Pas bisedës së rëndësishme telefonike me kryeministrin grek, Rama bën lëvizjen e menjëhershme

0
351

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kroaci, ku edhe do zhvillojë një takim me kryeministrin grek, Alexis Tsipras. Mësohet se në takimin ndërmjet tyre do të trajtohet çështja e kufirit detar. Ky takim vjen vetëm pak ditë pasi dy homologët zhvilluan një bisedë telefonike.

Rama ndodhet në Dubrovnik që prej ditës së djeshme, si pjesë e samitit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, kryeqyteti i Kroacisë do të mirëpresë forumin e 9-të të biznesit, ku pjesë e saj do të jenë kompani kineze dhe Europiane.

Samiti 16+1 u themelua në vitin 2012 si një mënyrë për të promovuar biznesin dhe marrëdhënien e investimeve mes Kinës dhe 16 vendeve të europës.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Hungaria, Lituania, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Greqi janë  shtetet që do të marrin pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here