Video/ E ftuara bën gafën në studio, por Rudinës i del situata jashtë kontrollit, shpërthen në të qeshura dhe s’ndalon dot

0
372

Ditën e djeshme, në emisionin e pasdites, moderatores Rudina Magjistari i ka dalë situata jashtë kontrollit nga një ngatërresë që ka bërë live në studio kuzhinierja e njohur, Tefta që ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Rudia”, ku shpjegoi si të përgatisim maja në kushte shtëpie.

rudina

Por teksa po shpjegonte, Tefta bëri një gafë. Ajo në vend që të thoshte se majasë i duhen nëntë ditë për t’u përgatitur, tha se i duhen nëntë muaj.

rudina1

Gabimin e kuptoi menjëherë dhe duke qeshur e rregulloi. Por kaq mjaftoi që publiku dhe moderatorja e njohur, Rudina të shpërthenin në të qeshura e të mos ndalonin dot.

“Se mos prisni vërtetë 9 muaj për majanë, 9 ditë mjaftojnë”, shkruan Rudina me humor krahas videos që tregon gabim që bëri zonja Tefta, e që ka shkrirë së qeshuri edhe ndjekësit në “Instagram”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here