Miliona euro drejt Shqipërisë/ Zbulohet vendi dhe rruga që përshkuan valixhet diplomatike, mediat franceze: Kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë

0
313

Një shumë marramendëse parash janë bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e djeshme. Siç raportojnë media franceze, një shtetas nga Mali është arrestuar në aeroportin Charles de Gaulle, pasi gjatë kontrollit në 2 valixhe diplomatike atij i janë gjetur plot 23 milionë euro (15 miliardë franga CFA).

“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit“, raportojnë mediet vendase duke cituar një burim.

Mediet franceze aludojnë se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, i njohur sipas tyre edhe si vend ku pastrohen paratë e pista.

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet maleze nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”, shkruajnë mediat franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here