Futi në burg Dritan Zaganin, kush është gjyqtarja që ‘ka në dorë’ Saimir Tahirin/ Reagon ish-oficeri dhe nxjerr prapaskenat: Më mbylli për 6 muaj…

0
320

Ditën e sotme janë caktuar 3 gjyqtarët e çështjes “Saimir Tahiri”, mes të cilëve është dhe Flora Hajredinaj, e cila më herët ka vendosur për burgimin me 6 muaj të Dritan Zaganit, i cili denoncoi për herë të parë grupin kriminal të Habilajve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ka reaguar vetë ish-oficeri i Antidrogës, i cili thotë me ironi se kjo është një nga arritjet më të mëdha të procesit të Vetingut dhe të drejtësisë së re.

Dy gjyqtarët e tjerë që do të vendosin për ish-ministrin janë dhe Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Reagimi i plote i Zaganit:

Gjyqtarja e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg,dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini,ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me mareveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.

Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.

Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.

P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here