Video/ Largoi shqiptarët nga fusha, Zvicrës i ndodh ajo që nuk pritej në fundin e ndeshjes

0
383

Nxitimi i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç.Në ndeshjen e djeshme kundër Danimarkës, i iku nga dora një fitore e sigurt, vetëm për faktin e mendoi të mbaruar ndeshjen dhe largoi nga fusha futbollistët kryesorë kur ishte duke fituar 3-0.

Pas golit të tretë, Petkoviç e mendoi ndeshjen të mbyllur dhe nxori nga fusha të dy shqiptarët Xhaka e Ajeti të cilët kishin qenë protagonistë deri në ato momente.

Danimarka përfitoi dhe në minutën e 84 shkurtoi diferencën me Jorgensen e më pas çoi rezultatin në 3-2 me Gytkjaer kur regjistrohej minuta e 88 e sfidës.

Danezët sulmuan pareshtur në fundin e takimit dhe në minutën e 93-të erdhi edhe goli i barazimit i cili la të shtangur të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin  Bazelit.

Rzultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-3 që tashmë heq Zvicrën nga vendi e parë në grup, e kaluar nga Irlanda.

https://youtu.be/l_652UTB0Oc

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here