Komedia romantike ‘2 gisht mjaltë’ pritet të shfaqet më 28 mars në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Filmi është komentuar gjatë githë kësaj kohe. Ndërkaq, për të folur më shumë rreth premierës ka qënë i ftuar ditën e sotme në ‘Wake up’ në Top Channel producenti dhe aktori në rol kryesor i filmit, Ermal Mamqi.
Një ndër pyetjet që moderatori Isli Islami i drejtoi Ermalit ishte në lidhje me deklaratën e aktorit Ervin Bejlerit.
Ky i fundit i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ u shpreh se filmi ishte komercial.
‘Është film komercial.Është film për të bërë lekë.Vlera artistike? Nuk e kemi parë ende. Stafi ishte shumë korrekt si ai teknik dhe ai produksional. Eshtë një film komercial, për të bërë lekë po që për mua këto filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë publiku, ka nevojë populli. Italianët kanë vite që bëjnë këto lloj filma’.
Mamaqi nuk ishte në dijeni të kësaj dekalrate dhe tha në ‘Wake up’.
‘Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër që në ‘Portokalli’.Nuk besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala ‘komercial’ në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten.Kur gjërat shiten u humbet vlera se njërëzit thonë ‘hë se kjo shitet se është komerciale’.Por kjo s’do te thotë që gjërat komerciale nuk kanë vlerë’ është shprehur Mamaqi.