E gjobitën me 40 mln lekë, Arbër Çepani paralajmëron tatimet

0
424

Rreth një muaj më parë, personazhin e njohur për publikuar shqiptar Arbër Çepanin e gjobitën me 40 mln lekë të vjetra, pasi tatimet konstatuan shkelje në lokalin e tij ‘Komiteti’ në Korçë.

Dy javë më pas, Arbërit i bllokuan edhe llogarinë bankare.

Çepani, me anë të një postimi në Instagram shprehet se do t’i vihet mbrapa kësaj çështje si mizë kali derisa e drejta të vendoset në vend.

‘25 Mars 2019. Gjykata Administrative Korçë. Ndërkohë që partitë politike mbushin sheshet me militantë dhe premtojnë një Shqipëri ëndrrash, që pasqyrohet vetëm në kuletat e tyre, në Shqipërinë e shqiptarëve pa tesera partie, duhet të endesh gjyqeve, për të mbrojtur të drejtën tende, që e përdhosin njerëz të veshur me pushtet! Duke hyrë në seancën gjyqësore, për padinë që kam ngritur kundrejt drejtorisë së tatimeve, për shkelje të qëllimshme procedure, në kundërshtim flagrant me ligjin, në dëm të sipërmarrjes që unë drejtoj. Nëse mendoni se mund të talleni me djersën dhe mundin tim, po gaboheni rëndë! Do të paguani një më një, sepse po më detyroni të humbas kohën time nëpër gjyqe, ndërkohë që duhet të isha duke menduar se si të vazhdoja të investoja ne vendin tim, se si të krijoja vende të reja pune, se si të shikoja dritën në vend të errësirës! Perëndia ju mëshiroftë, që të rinjtë e këtij vendi po i detyroni çdo ditë e më shumë të shohin të ardhmen e tyre larg vendit të tyre! Ne harrojmë shpejt por ai lart e ka kujtesën më të gjatë! Sa për mua…si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!’, shkruan biznesmeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here