Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ai ishte ulur duke pirë kafe më një koleg të tij, përfaqësues të Avokatit të Popullit kur është qëlluar me dy plumba në kokë.
Me profesion avokat prej 10 vitesh, dyshohet se motivacioni i ekzekutimit të gurrës ka qenë për shkak të detyrës.
Ai ka qenë avokat i Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja, i disa prej dosjeve më të bujshme të personazheve kriminalë.
Ende nuk ka një autor të dyshuar mbi ngjarjen mafioze.
Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë momentin e ekzekutimit, por nuk është bërë ende i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes.
Dëshmitarët nuk kanë mundur të identifikojnë autorin, pasi ai është larguar në këmbë me shpejtësi pas vrasjes dhe më pas është pritur nga një automjet tip “Benz” jo shumë larg vendit të ngjarjes, i cili më pas është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Karakullak, pranë rreth rrotullimit të Bradasheshit për të zhdukur çdo gjurmë.