Drafti per amnistine në Kuvend, ministrja Gjonaj jep lajmin e shumëpritur: Do përfitojnë 350 te denuar

0
966

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se drafti për amnistinë për të dënuarit është gati.

 Gjonaj tha se amnistia do të ridërgohet në Kuvend ku dhe pritet të miratohet.

‘Drafti për amnistinë është gati dhe do të ridërgohet në Kuvend. Për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, që miratohet me shumicë të cilësuar ka ngelur e pamiratuar. Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në parlament për miratim. Nga amnistia përfitojnë rreth 350 të dënuar. ‘, u shpreh Gjonaj për Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here