Detaje/ Si u qëllua në kokë avokati i Shullazit dhe Çapajve në Elbasan, ishte ulur në lokal (Foto)

0
450

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç.Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra.50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapaj në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Viktima ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke.

Avokati ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit. Policia ka ngritur postblloqe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here