“Nuk u futa në Kuvend për një rrogë të qelbët”, Ralf Gjoni lëshon kërcënimin e fortë: Dihet kush e bëri!

    0
    408

    Ralf Gjoni tregon si u sulmua me bojë dhe ka një mesazh për atë që e ka porositur.

    Ralf Gjoni: “Duke dalë nga shtëpia tek dera e pallatit, kisha edhe vajzën lart me mamanë, një djalë po priste tek kafja ngjitur me derën e shtëpisë dhe çohet në këmbë më afrohet dhe më hedh bojë me anë të një shiringe.

    Nuk e prita dhe më frikësoi në fillim se ishte e papritur por dua të them që AI dhe AJO që e ka përsëritur këtë lloj sjellje rrugaçërie duhet ta dinë që unë këtu dhe kam ardhur për tu betuar dhe nuk frikësohem për asnjë moment për këtë lloj destabilizimi që po përpiqen të mbjellin në vendin tonë. Jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj, të reja pozitivë, prindër fëmijësh që kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Do flas më vonë pas betimit.”

    Gazetarja: A e dini se kush e ka porositur?

    Ralf Gjoni: Ju mund ta merrni mend më mirë se unë. Policia besoj se po bën verifikimet. Unë nuk kam ardhur për tu betuar këtu jo për të bërë lajm. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shteti por të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë që ndihen të pa përfaqësuar nga kjo klasë politike e papërgjegjshme.

     Jam njeri që vij nga jashtë, jam i shkolluar, i punësuar jashtë, edhe shtetas i huaj edhe shtetas shqiptar. Jam krenar për atë që kemi arritur për gjithë këto vite në vend  dhe nuk do lejoj që emri im dhe kontributi im të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërive.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here