OSBE nis punën për zgjedhjet vendore pavarësisht bojkotit ë PD-LSI, mision faktmbledhës në Tiranë

0
344

OSBE është e vendosur për të asistuar dhe mbështetur Shqipërinë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pavarësisht paralajmërimeve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim se do t’i bojkotojnë ato. Për këtë arsye, ditën e djeshme në Tiranë ka mësyrë një delegacion fakt-mbledhës i OSBE-së. Sipas informacioneve, delegacioni është takuar dje me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në selinë e Partisë Socialiste. Përfaqësuesit e këtij delegacioni, Ana Rusi dhe Alexey Gromov kanë si detyrë të mbajnë shënime nga palët politike në Shqipëri për të dalë më pas në një raport përfundimtar. Ndërkohë, gazeta ka mësuar se dy përfaqësuesit pas Ballës, do të zhvillojnë një takim edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me disa liderë të tjerë të politikës në vend. Pra, përmes kësaj vizite, por edhe thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, OSBE tregon qartë që ka ndezur motorët dhe nisur punën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku përveçse do t’i monitorojë, do të ofrojë edhe logjistikën dhe asistencën e nevojshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo vetëm.

Më herët, gazeta publikoi raportet përfundimtare të OSBE-ODIHR mbi problematikat e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, për periudhën 2005-2017, ku hedhin poshtë pretendimin e opozitës shqiptare se zgjedhjet parlamentare të 2017 nuk përfaqësojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe se janë produkt i kriminalizimit dhe shitblerjes së votës. Nga krahasimi, rezulton se zgjedhjet parlamentare të fituara dhe të organizuara nga Partia Demokratike janë më problematike në raport me zgjedhjet e 2017, të cilat u organizuan bashkërisht nga PD, PS dhe LSI, ku PD mori edhe drejtimin e Ministrisë së Brendshme, institucion kyç për zgjedhjet. Konkretisht, OSBE-ODIHR ka certifikuar si zgjedhjet më problematike dhe më të deformuara ato të vitit 2005, përmes të cilave Partia Demokratike erdhi në pushtet. Pra, ndryshe nga sa pretendon PD-LSI, të cilat kanë bazuar djegien e mandateve mbi disa thashethemeve në telefon, OSBE-ODIHR konfirmon se problematikat në qendrat e votimit janë uluar në mënyrë drastike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here