Rudina Hajdari mbështetet nga Gjermania: Dorëzimi i mandateve nga opozita nuk është zgjidhje, politika të mos vazhdoj me modelin e vjetër

0
378

Mbas refuzimit për dorëzimin në bllok të mandateve, Rudina Hajdari ka marrë mbështetje nga ndërkombëtarët. Më herët ajo deklaroi se do të dilte me një vendim pasi të konsultohej me diplomatët amerikan dhe gjerman, ku vendimi i saj përfundimtar ishte refuzimi i vendimit të opozitës. Dje deputetja e PD ka zhvilluar një takim me ambasadoren gjermane në Tiranë Sussane Schütz, ku kanë diskutuar për krizën politike në vend. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hajdari u shpreh se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës dhe arroganca e qeverisë nuk japin asnjë zgjidhje. Ajo deklaroi se sjellja politike shqiptare është modeli më i keq që u pasqyrojnë të rinjve, duke shtuar se palët politike nuk duhet të vazhdojnë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë.

“Është e papranueshme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjve”, u shpreh Rudina Hajdari.

Deputetja demokrate deklaroi se aktorët politik duhet të gjejnë një zgjidhje për të kaluar krizën politike që po kalon vendi, me qëllim anëtarësimin në BE. Rudina Hajdari u ka bërë thirrje qytetarëve, që nuk duhet të rrinë duar kryq përballë kësaj situate. “Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithë pranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa cenuar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE”, u shpreh Rudina Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here