Zaev flet për skenarët maqedonas në Shqipëri: Kur isha në opozitë, asnjëherë nuk dola kundër integrimit në BE

0
569

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka kërkuar dialog politik në Shqipëri me qëllim integrimin në BE. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, Zaev u pyet dhe për situatën aktuale në vendin tonë, duke qenë se flitet dhe për skenarë maqedonas. Por ai u dërgoi një mesazh PD e LSI, duke thënë se dhe ai kur ishte në opozitë protestoi fort kundër qeverisë, për në asnjë moment nuk pengoi integrimin. “Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vjetësh. Janë thjesht 21 muaj më parë kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Pa marrë parasysh a jemi opozitë a jo. Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të kenë zgjidhje”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Por ai tregoi se si klima politike në Maqedoni u qetësua vetëm përmes dialogut. Por ai tha se punoi fort për të ardhmen europiane dhe nuk e pengoi atë. “Përvoja na dëshmoi se dialogu dhe bashkëpunimi i arsyeshëm përmes të gjithë aktorëve në shoqëri ,sidomos përmes qeverisë dhe opozitës, siguron rrugën para për shtetin, kjo është rruga nga e cila duhet të ecin para të gjitha shtetet e Ballkanit. Siç e thash ne ishim opozitë para 21 muajsh, kjo nuk është larg për tu kujtuar se çfarë ndodhi madje të bëjmë paralele me vendin tuaj. Ne jemi miq të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, por në kohën kur unë isha opozitë raportet me SHBA, BE flisnin për një regjim hibrid në Maqedoni. Gjatë asaj kohe e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur, njëjtë si në Shqipëri, por ku flisja me Hahn, Mogerinin, me gjithë lidershipin evropian lusja për vendin tim që tu jepet datë e bisedimeve se ky ishte qëllim i vendit tim pa dallim të konfrontimeve tona si shtet”, tha ai. Në fund Zaev deklaroi se kupton çdo lloj sjelljet të opozitës, por sipas tij, gjëja më e rëndësishme është pasja e një shteti të qëndrueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here