Kritiku i njohur italian flet për sulmet që po i bëhen Ramës: Kush e ka me të s’është…

0
618

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median italiane La7,  ku ka folur për Shqipërinë, tranzicionin, politikën e ditës në Tiranë, pritjen e shqiptarëve nga Italia në  1991 dhe integrimin e shqiptarëve në Itali. Ai ka qenë në studio bashkë me Vittorio Sgarbi, i cili  është një kritik arti, eseist, politikan, personalitet televiziv italian. Sgarbi si një njohës i mirë i Shqipërisë shprehet se ai ka qenë në Shqipëri para se Rama të bëhej kryeministër dhe se ka folur përherë mirë për vendin tonë. Duke folur për politikën e  Tiranës e cila është e mbushur me sulme e akuza, ai u shpreh se: ‘Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e dajthtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.’’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here