Pesë vite pas vrasjes së Ilia Karelit, Këshilli Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë vendosi shkarkimin përfundimtar të 12 gardianëve të përfshirë në torturë, duke rezultuar në lëndime të rënda fizike të burgosurit shqiptar( Kudret Kume) në Burgun e Nigrita në mars 2014.
Dy gardianë të tjerë u liruan nga gjykata penale, midis tyre drejtori i atëhershëm i burgut, i cili kishte qenë në një festë publike dhe u kthye në Shërbimin e Burgut si një punonjës i thjeshtë.
Kujtojmë se më 13 tetor te 2016, Gjykata e Selanikut vendosi nga pesë deri në 7 vjet burgim për 12 gardianët, të cilët u shpallën fajtorë për vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i cili la frymën e fundit në burgu Nigrita në mars të vitit 2014. Përfundimisht, gjykata vendosi t’i dënonte ata si fajtorë për tortura në lidhje me lëndimet e rënda fizike të shkaktuara ndaj viktimës.
Por… dje, Trupi Disiplinor gjithashtu vendosi të pezullojë përkohësisht 6 muaj gardianët vrasës, të cilët ishin përfshirë në vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar.