A do ndërhyjë për dialog? Ilir Meta: Vendi është në krizë institucionale

0
486

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se vendi ndodhet në një krizë politike, kushtetuese dhe institucionale, e cila mund të ishte shmangur nga aktorët politikë. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun slloven, Borut Pahor, Meta tha se është shprehur disa herë për dialog për të evituar këtë situatë dhe t’i jepej prioritet hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. “Nuk do doja të përqëndroheshim në çështje të brendshme gjatë konferencës me presidentin slloven, por nuk mund të ndaloj pyetjet tuaja. Shumë thjesht mund të deklaroj se jemi në krizë politike, kushtetuese dhe institucionale, e cila duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme kam apeluar për dialog midis palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për t’i paraprirë atij vendimi të rëndësishëm për çeljen e negociatave në qershorin që vjen”, tha Meta. Presidenti kërkoi nga palët që të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë për të rivendosur normalitetin politik në vend. “Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik në vend. Kur vihen në plan të parë interesat kombëtare, na shtyjnë drejt zgjidhjeve të mençura dhe zgjidhjes politike të kësaj situate”, u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here