Kryebashkiaku i Skraparit përplaset sërish me ministren: Ajo po më bën shantazh

0
348

Pas deklaratës së ministrisë së Financave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu për bllokimin e buxhetit.Bashkia e Skraparit që drejtohet nga një përfaqësues i zgjedhur nga LSI-ja shkruan se “Mjerë shteti në dorë të kujt ka rënë!” -Ministria sqaroi pak më parë se buxheti i bashkisë së Skraparit është gati, por më parë kryetari duhet që të detajimin  e  buxhetit  të   vitit   2019,   sipas   vendimit   të   Këshillit.  Spahiu thotë se këto që bëni ‘ju zonja ministre, janë vetëm shantazhe dhe përulësia juaj arrin deri atje sa del dhe nga korniza ekonomike’. Ndërkohë ata që vuajnë përplasjen janë qytetarët që u mungojnë shërbimet… Reagimi i plotë i kryetarit të bashkisë së SkraparitZonja ministre, ndoshta nuk do ta kuptosh se ende Bashkia e Skraparit nuk ka buxhet dhe kjo për faj të konfirmimit të disa vendimeve të pa ligjshme, konfirmuar nga Prefekti i Beratit, Harilla Dafa.I kujtojmë Ministres, Anila Denaj se të gjitha vendimet e konfirmuara nga Prefekti Dafa, janë jo vetëm të pa ligjshme por dhe të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t’a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm. Këto që bëni ju zonja ministre, janë vetëm shantazhe dhe përultësia juaj arrin deri atje sa del dhe nga korniza ekonomike.   Kjo do të thotë, vetëm politikë e ndyrë në dëm të banorëve të Skraparit të cilit kanë mëse një muaj që u mungojnë; shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, punonjësve rrogat, si dhe fëmijët pa shërbimin në çerdhe, fëmijët me aftësinë ndryshe pa kujdesin e punonjësve social . Nëse nuk e dini, po u tregojmë zonja ministre, se buxheti nuk është 4 fletë formati, me 4 vendime, nga të cilit një i falsifikuar, por është një buxhet i detajuar me treguesit ekonomike ku përfshihet i gjithë zhvillimi ekonomik i bashkisë. Ndaj u bëjmë edhe njëherë thirrje që të reagoni sa nuk është vonë, në pritje që edhe këta banorë, të marrin shërbimet që u takojnë me ligj nëse ka shtet…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here