Shkarkohet anëtarja e KLP

0
429

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari. Prokurorja e kaloi me sukses procesin e vettingut 18 Korrikun e kaluar, duke rezultuar e pastër sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në tre shtyllat e vlerësimit, deklarimin pasuror, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Por vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik që pretendoi se për prokuroren nuk ishte kryer hetim i plotë dhe kërkoi shkarkimin e saj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here