Eurodeputetët kundër qeverisë kalimtare, reagon për herë të parë Lulzim Bashën, tregon se çfarë do të bëjë opozita

0
312

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në një takim në Shkodër. Në një dalje për mediat ai u pyet edhe për deklaratat e eurodeputetëve të cilët dolën kundër opozitës. Ai u shpreh se nuk komenton deklaratat e miqve të huaj. Basha tha se rruga e opozitës është të luftojë për vlerat.

Basha tha:

Unë nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Unë jam në Shkodër dhe kemi përpara një rrugëtim të dhimbshëm dhe të vështirë. Rruga drejt Evropës është rruga që do ta çojë Shqipërinë dhe shqiptarët në atë të duhurën, drejt mirqënies. Ne luftojmë për vlerat e Evropës. Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni. Të gjithë e dinë këtë dhe në Evropë shkohet me vlera dhe jo me gënjeshtra. Sakrifica e opozitës është pikërisht për të rikthyer demokracinë e vërtetë. Të huajtë dhe bota po i dëgjojnë, dhe pengesa për integrimin në Evropë është Shqipëria si Kolumbia, është vjedhja e taksave. Pengesa kryesore është kapja e shtetit në duar e një njeriu. Pengesa kryesore janë zgjedhjet e vjedhura. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira. Rrugëtimi që kemi nisur është një rrugëtim Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here