Ndërroi jetë në zyrë, deputeti i PS dedikim prekës drejtorit të Hipotekës: Ike larg o Mand, na është mpirë mendja

0
346

Armand Hysi që drejtonte Hipotekën e Sarandës humbi jetën ditën e djeshme krejt papritur në zyrën e tij. Paraprakisht dyshohet se pësoi infark. 

Deputeti i PS, Alket Hyseni i ka dedikuar një status prekës humbjes së mikut të tij.

“Të humbëm o shoku i rrallë, buzagas e zemërbardhë, i matur dhe i sjellshëm, drejtuesi dhe menaxheri i përkushtuar, aktivisti i paepur që kishe një rrugë të gjatë karriere”, shkruan ndër të tjera deputeti Hyseni.

Statusi i plotë:

Na ike larg o Mand…
Paketat hedhur pirg në tavolinën e mortit tënd nuk e kalojnë dot pirgun e dhimbjes në zemrat tona o shok i shtrenjtë.
Njerëzit pambarim që ngjisin shkallët drejt të pabesueshmes, përpiqen ti japin kurajo e ndajnë dhimbjen me Hysenin dhe familjen tënde vlla.
Na qan shpirti dhe zemra, na është mpirë mendja e goja ka heshtur, nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen.
Por kemi shumë për të thënë për Ty Mandi, vëllai i dashur, djali model i dy prindërve të nderuar e babai shembull i tre fëmijëve engjëj, pedagogu i shkëlqyer dhe biznesmeni brilant, si Brilanti që ngritët me aq mund.
Të humbëm o shoku i rrallë, buzagas e zemërbardhë, i matur dhe i sjellshëm, drejtuesi dhe menaxheri i përkushtuar, aktivisti i paepur që kishe një rrugë të gjatë karriere.
Saranda humbi këshilltarin e saj të vyer dhe birin që e donte shumë, që kishte shumë ëndërra dhe projekte e kishte shumë për t’i dhënë qytetit dhe shoqërisë.
Sot do të përcjellim fizikisht e do të themi lamtumirë, por s’do të të harrojmë kurrë o shok, o mik, o vlla.

Rruga e bardhë për atje lart e larg…o Mand!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here