Masakra në ish-Bllok, lirohet nga burgu i plagosuri Eljon Hato (FOTO)

0
471

Pas ngarjes së 4 tetorit 2018 në ish Bllok që tonditi kryeqytetin, është liruar nga burgu Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur pas përplasjes me armë në një lokal në ish Bllok, ku një person mbeti i vdekur.Mësohet se Eljon Hato është liruar dhe do të vuajë masën “arrest shtëpie” pasi është gjysëm i paralizuar dhe dënimin do ta shlyejë me anë të pagesave në para.

Eljon Hato ishte akuzuar nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë për ngjarjen e ndodhur në një lokal në ish-bllok.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti midis grupit të Ervis Martinajt (Eljon Hato dhe Fabjol Gaxha) me Ervin Matën dhe Mervjol Bilon, në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut, u qëllua me armë zjarri, dhe si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Ervin Mata dhe Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës).

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit).

Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here