Kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve të deputetëve, i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e ditës së enjte.
Edhe pse Kuvendi anuloi punimet, Basha tha se qytetarët do të jenë në shesh dhe do të marrin institucionin e parlamentit.Kreu i PD-së tha ndër kaq se opozita do marrë në dorë fatet e vendit dhe do të hapë derën që i është mbyllur prej vitesh Shqipërisë në BE.
“Ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për të drejtën evropiane. Ne do ta hapim derën që na çon drejt Evropës, ajo derë është shpëtimi ynë por do ta hapim kur të ketë zgjedhje të drejta e të ndeshme.”