Pas dështimit të protestës së dhunshme para Kryeministrisë, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë, por kësaj radhe para godinës së Parlamentit ku mbahet si çdo të enjte seanca plenare.
Protesta është parashikuar të zhvillohet në orën 10.00, në të njëjtën kohë kur nis edhe seanca, megjithatë, duket se kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi ka parashikuar një plan “B”.
Siç duket edhe në njoftimin zyrtar në faqen online të parlamentit, Kuvendi njofton se nesër mbahet seanca, por publikon vetëm rendin e ditës dhe jo orarin e diskutimeve.
Seancat nisin vazhdimisht në orën 10.00 paradite, megjithatë, Ruçi nuk e ka vendosur ende orarin e mbajtjes së seancës, si duket për një shmangie të mundshme me protestuesit e opozitës.