Google search engine
Home Sport Lëvizje të shumta të kuqezinjve në treg, Çuni përfundon te Olimpija e...

Lëvizje të shumta të kuqezinjve në treg, Çuni përfundon te Olimpija e Ljubjanës në Slloveni

0
28

Lojtarët e përfaqësueses tonë po bëjnë përpjekje të gjejnë shpejt destinacionit e reja në treg, në mënyrë që ta zgjidhin drejt objektivin e tyre për sezonin e ardhshëm. Së fundmi po lëvizin në treg Broja, Asllani, Muçi e ndonjë tjetër, por zyrtarizimi ndodhi në Slloveni me një tjetër kuqezi. Kështu, Olimpija Lubjana ka huazuar Marvin Çunin nga Rubin Kazan.

Ky afrim i ka kushtuar sllovenëve 150 mijë euro, ndërsa është opsioni për ta zgjatur kontratën edhe një vit. 24-vjeçari debutonte me Silvinjon në krye, pikërisht në tetorin e vitit 2023 përballë Bullgarisë. Ishte një ndryshim në listë, për këtë edhe Çuni ishte me fat që u ftua. Për herë të fundit ishte po ashtu i huazuar, pikërisht te Bari në Serinë B. Njoftimi i Olimpijas: Përforcimi i tretë i Dragojve në merkaton e verës është sulmuesi Marvin Çuni!

Gjermani me origjinë shqiptare do t’i ndihmojë bardhejeshilëve në sezonin e ardhshëm si futbollist i huazuar nga Rubin Kazan, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër. 24-vjeçari Çuni e nisi rrugëtimin e tij futbollistik në qytetin e lindjes, Freising, ndërsa në moshën 11-vjeçare u transferua në akademinë e njohur të Bajern Mynih, ku kaloi gjithsej tetë vite.

Më pas, në Gjermani, ai fitoi përvojë në futbollin e të rriturve me SG Sonenhof Grobaspash, SC Paderborn dhe FC Sarbruken. Më pas u transferua në Itali, ku fillimisht luajti për Frozinonen. Prej andej u ble nga klubi rus i elitës Rubin Kazan, ndërsa ndërkohë luajti si i huazuar edhe për Sampdorian dhe së fundmi për Barin. Në Serie B ai regjistroi 33 paraqitje, ndërsa më herët kishte luajtur 22 herë edhe në elitën e Serie A. Destinacioni i tij i radhës është tani NK Olimpija Ljubljana, ku do të mbajë fanellën me numrin 17.

“Jam i lumtur që jam këtu, tani që i gjithë dokumentacioni është përfunduar. Ka ardhur koha të përqendrohem plotësisht te futbolli. Pres me padurim të njoh bashkëlojtarët dhe trajnerët. Olimpija është një klub i madh me mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët dhe me ambicie të larta. Bisedimet me drejtorin sportiv, të cilin e njoh prej më parë, kanë shkuar shumë mirë, ndaj e falënderoj klubin për besimin.

Besoj se Sllovenia është mjedisi i duhur për mua dhe për zhvillimin tim të mëtejshëm. Jam shumë i lumtur për këtë mundësi dhe do të jap maksimumin për ta ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij”, tha ai. Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, trajneri i ri i dragojve, Miso Brecko, do të llogarisë për herë të parë Marvinin në stërvitje. Marvin, mirë se erdhe në Lubjanë!”

Kurtulanit i bëjnë presion turqit që të mos zgjedhë Shqipërinë

Arda Okan Kurtulan ka të drejtë të zgjedhë mes dy kombëtareve. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, që Kurtulan të transferohet te Fenerbahçe, ai duhet të japë garanci se do të luajë për kombëtaren e Turqisë. Nëse nuk e jep këtë premtim, ai do të llogaritet në kuotën e lojtarëve të huaj. Kurtulan më parë ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë.

Kjo për të njëjtin fakt, pasi duke u llogaritur te lojtarët e huaj mund të dalë jashtë planeve. Në Turqi përfitojnë që Kurtulan mund të aktivizohet si futbollist turk. Njësoj si te Goztepe, po shërben sërish si presion. Largimi nga Turqia do të ishte shpëtimi i tij dhe rrjedhimisht do të sillte grumbullimin e sigurt me Kombëtaren. Trajneri Maran e kontaktoi për ndeshjet e qershorit, ndërsa mësoi për çështjen në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here