Parakalimi në tapetin e kuq të Brit Awards, Dua Lipa gati e zhveshur (fotot)

0
427

Ka filluar parakalimi në tapetin e kuq në Brit Awards ndërsa Dua Lipa ka pasur njërën prej paraqitjeve që do të përflitet gjatë. Kosovarja ka parakaluar me një fustan interesant ku në pjesën e sipërme duket thuajse e zhveshur. Yjet më seksi të muzikës do të jenë në London 02 Arena në North Greenwich të mërkurën në mbrëmje derisa pritet që të mbahet Brit Awards 2019.  Mbrëmja që do të prezantohet nga Jack Whitehall për vitin e dytë më radhë, e sheh P!nk (39), të nderuar me çmimin e saj për karrierë të jashtëzakonshme në muzikë.  Në anën tjetër ndër të parat që kanë arritur në tepihun e kuq është Dua Lipa që është paraqitur me një fustan të veçantë, deri tani më i përfoluri kurse nga yjet e tjerë ka parakaluar edhe Lily Allen dhe Maya Jama.  Ndërkohë Rita Ora ende nuk e ka bërë parakalimin e saj.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here