Etibar Asadli Trio vjen të shtunën në festivalin Përrallë Mesdheu

0
441

Etibar Asadli është një kompozitor i ri, por i talentuar dhe në piano nga Azerbajxhani që do të jetë pjesë e programit në festivalin “MetroSounds-Përrallë Mesdheu” mbrëmjen e 23 shkurtit në Metropol së bashku me artistë të tjerë. Shfaqjet e tij të shumta në festivalin e Jazz-it në Baku 2008-2013 si dhe pjesëmarrje në festivalet më të rëndësishme botërore si Montreux Jazz Festival, Jazzy Colors Festival, Les 2 Mondes Festival, Ethno Jazz Festival në Ukrainë, Alanya Jazz Festival kanë lënë shenjën e tyre. Teatri Metropol shkruan se fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, xhazi i tij etnik mbetet i ndikuar fuqishëm nga kultura orientale ku Etibar përzien tingujt akustikë dhe elektronikë. Etibar Asadli u transferua në Paris në 2015 nga ku vazhdon karrierën e tij duke performuar në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës. Në skenë më 23 shkurt vjen “Etibar Asadli Trio” ku Ekin Cengizkan filloi të luajë bateri në moshën 11 vjeçare. Në vitin 2000, ai mori pjesë në “Programet e Studimeve Muzikore” në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll.

Në Turqi, ai ishte gjithashtu i përfshirë në projekte të ndryshme paralele, kryesisht të fokusuara në jazz, fusion dhe rock. Ai ka performuar në të gjitha festivalet më të mëdha ndërkombëtare të jazz-it në Turqi si Istanbul International Jazz Festival, Akbank International Jazz Festival dhe Eskisehir International Jazz Festival.  Aktualisht vazhdon karrierën e tij muzikore si interpretues dhe muzikant elektronik, në Stamboll. Në grup është dhe Enver Muhamedi nga Mitrovica. Ai ka filluar studimet për kitarë klasike e më pas për kontrabas në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”. Ishte nxënës dhe më pas pedagog i basit në Mitrovica Rock School. Ka marrë pjesë në disa trajnime në Fontys Rock Academy (Tilburg). Ka studiuar për kontrabas në BAU Jazz Academy ne Stamboll. Sipas teatrit, lëvizja në Stamboll disa vite më parë bëri që fama e tij të rritet me shpejtësi. “Ngarkesa e tejskajshme me punë si performanca pothuaj të përditshme, pjesëmarrja në të gjitha festivalet xhaz në Turqi dhe disa në Europë me muzikantët më të shquar të xhazit në Stamboll dhe botë, si dhe vazhdimi njëkohësisht i studimeve mbi muzikën na bën të konsiderohemi me fat ta kemi të pranishëm në festival”, shkruan Metropol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here