Dalin detaje të reja nga vrasja e Kacifas

0
448

Kostandin Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën. Të tjera detaje zbardh sot gazeta elektronike newpost.gr.  Sipas artikullit që referohet në burime nga pala shqiptare të papërmendura, forcat speciale RENEA u dërguan më 28 tetor 2018 në Bularat, vetëm pas një telefonate të palës greke në ministrinë e Brendshme të Shqipërisë. Konstantinos Kacifas u vra nga forcat RENEA, të ardhur apostafat nga Tirana. Më 28 tetor në Bularat ndodheshin një delegacion i rëndësishëm i palës greke, me qeveritarë e diplomatë që mbërritën të festojnë ditën kombëtare të Greqisë si dhe të kryenin meshën e parë në varrezat e dëshmorëve grekë në Klisura dhe Bularat. Incidenti filloi kur minoritari Kaçifas mori armën për të frikësuar policinë shqiptare, të cilët, sipas newpost.gr e ngacmonin dhe tallnin për emocionet ekstreme që tregonte. Kaçifas i kërcënoi policët me armë. Sipas Newpost, pala shqiptare pretendon se ata nuk kishin ndërmend të vrisnin Kaçifas ose të krijonin një episod të tillë. Kjo pasi Kaçifa njihej nga drejtoria e policisë si person gjaknxehtë dhe irritues, por jo i rrezikshëm, nuk pritej të qëllonte mbi njerëzit. E shumta, shprehen të pranishmit, do të arrestohej nga policia e Gjirokastrës për incidentin dhe përdorim arme në ajër para turmës. Të njëjtat burime pohojnë se pala shqiptare u detyrua të bëjë thirrje RENEA vetëm pas një telefonate nga zyrtarë grekë. Një telefonatë është kryer nga Greqia në ministrinë e Brendshme të Greqisë ku është kërkuar eliminimi i një homogjeni “terrorist” me armë, për mbrojtjen e delegacionit grekë, diplomatëve dhe njerëzve të thjeshtë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here