E papritur/ Pas dështimit të protestës, Basha u drejton thirrjen e fortë deputetëve dhe merr vendimin drastik

    0
    339

    Kreu i PD-së Lulzim Basha nëpërmjet një konference për shtyp zbuloi vendimin që ka marrë opozita pas dështimit të protestës.

    Basha tha se do i propozojë grupit parlamentar djegien e mandatave të deputetëve si një mesazh i qartë i ardhur dje nga protesta e opozitës.

    “Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, për ballë kemi një bandë.

    Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.

    Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, deklaroi kreu i PD.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here