Degjeneron situata/ Thyhen dyert e Kryeministrisë, Garda gaz lotësjellës ndaj protestuesve

    0
    373

    Tensionohet protesta para Kryeministrisë, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hipur në pjesën e sipërme. Ata kanë hedhur molotov dhe shishe me benzinë, ndërsa kanë shyqer mbulesën e skelës me hekura të vendosur para Kryeministrisë.

    Policia, e cila ka qenë e paarmatosur është tërhequr dhe protestuesit janë praktikisht në dyert e kryeministrisë. Disa kanë hipur edhe mbi skelë dhe të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve.

    Ndërkohë që kanë thyer edhe dyert e kryeministrisë, Garda ka hedhur ujë dhe gaz lotësjhellës ndaj protestuesve për të ndaluar marshimin e tyre.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here