Google search engine
Home Aktualitet Pedagogët e PD-LSI përvetësojnë protestën e studentëve, bllokojnë ambientet e fakulteteve, vajza...

Pedagogët e PD-LSI përvetësojnë protestën e studentëve, bllokojnë ambientet e fakulteteve, vajza e Berishës mesazh të dalin me qëndrim të unifikuar

0
603

Pedagogët e Universitetit të Tiranës duket se po përvetësojnë protestën e studentëve. Edhe pse studentët protestuan kundër qeverisë, por edhe kundra tyre, pedagogëve duket se po u shijojnë pushimet e dimrit. Studentët u kthyen në auditorë, por tani janë pedagogët ata që kërcënojnë me bojkot të mësimit, duke thelluar krizën. Ditën e djeshme një grup pedagogësh kanë takuar ministren e Arsimit, të cilët pak ditë më parë i vendosën afat qeverisë datën 1 shkurt për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. Por sinjalet janë se pas dështimit të përpjekjes për të marrë nën kontroll protestën e studentëve, Partia Demokratike dhe LSI po provojnë të hedhin në veprim profesorët e tyre për të organizuar një protestë të re, të cilën të mund ta kontrollojnë. Një grup me gjashtë profesorë të universiteteve, të lidhur zyrtarisht me opozitën, kanë kërcënuar me fillimin e një greve, duke paraqitur pesë kërkesa ultimative. Mbas takimit me ministren e Arsimit, Mark Marku tha se takimi ishte konstruktiv, duke thënë se nuk pranuan të negocionin për kërkesat e tyre. Mesa duket bojkoti do të vazhdojë, çka rrezikon që studentët të humbasin vitin akademik. “Takimi ishte konstruktiv, qamë hallet, deri në momentin e fundit. Nuk pranuam të negocionim për kërkesat dhe në fund ministrja u përpoq të na mbushte mendjen sa i mirë ishte pakti për universitetin, ndërkohë që ne e kuptojmë më mirë se ajo. Nëse kolegët do të bien dakord për grevë, do të jetë grevë e pedagogëve. Studentët kanë protestën e tyre. Ne mbështesim studentët në çdo lloj forme të rezistencës. Por do të presim deri në darkë për një përgjigje, në të kundër do i drejtohemi trupës akademike për një qëndrim. Brenda dy -tre ditëve do të kemi qëndrimin tonë, do të kërkojmë mbështetje për një grevë të përgjithshme. Kjo është ideja, por realizimi do të varet nga qëndrimi i kolegëve”, u shpreh Marku. Ndërkohë, Asambleja e Fakultetit të Shkencave Sociale ka vendosur dje për grevë me afat të pacaktuar të pedagogëve. Ata thanë se janë frymëzuar nga protesta e studentëve, por janë dhe të indinjuar nga përgjigja e ministres së Arsimit. Pedagogët e Shkencave Sociale u kanë bërë thirrje asambleve të tjera të universiteteve për tu bashkuar me ta. Pedagogët kanë dalë në protestë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë. Por asambleja e pedagogëve ka vendosur që ditën e hënë, të zhvillojnë mbledhje për ecurinë që do të ndjekin.

Reagon ministrja e Arsimit

Mbas takimit me pedagogët e Universitetit të Tiranës ka reaguar ministrja e Arsimit, Besa Shahini e cila u ka bërë thirrje pedagogëve të tërhiqen nga ultimatumet dhe bojkoti. Në një deklaratë për mediat, Shahini tha se shumica e studentëve dhe pedagogëve janë mbështetës të paktit të paraqitur nga qeveria, duke shtuar se janë pjesëmarrës në dialog për të përmirësuar gjendjen në arsim. Ajo u shpreh se disa prej problemeve që dolën në protestë, duhet të zgjidhen nga universiteti dhe jo nga ministria, ndërsa shtoi se e gjithë vëmendja e qeverisë është e përqendruar te arsimi i lartë. “Ishte një takim që shërbeu për një sërë keqkuptimesh që disa pedagogët kishin krijuar në lidhje me “Paktin për Universitetin”. Është me rëndësi që një pjesë e mirë e studentëve janë bashkuar dhe kemi filluar një mënyrë të re dialogu. Shumica e pedagogëve dhe studentëve janë mbështetës për paktin për universitetin. Janë pjesëmarrës në dialogun që kemi filluar dhe po na çojnë sugjerimet si ta përmirësojmë këtë dokument, që më pas do të jetë një kontratë mes qeverisë stafeve akademike dhe studentëve për të çuar përpara idetë më të mira për arsimin e lartë në Shqipëri. Disa nga problemet duhet të zgjidhen nga universitet dhe jo ministria. Nuk besoj se bojkotet dhe ultimatumet janë një zgjidhje kur gjithë vëmendja është në sistemin e arsimit të lartë. Dhe ne kemi filluar një proces të mirëfilltë të dialog”, tha Shahini.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here