“Kreditorët” vepër e August Strinberg, dy mbrëmje në skenë

0
446

“Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë. Teatri Kombëtar shkruan se “Kreditorët” do të shfaqet te “arTurbina” në datat 15-16 dhjetor ora 18:00. Interpretojnë Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili si dhe Tringa Shala. Në materialin mbi veprën shkruhet se krisja e marrëdhënieve bashkëshortore vjen si ngërç, i cili zbërthehet brenda 90 minutave në një skenë teatri. “Marrëdhëniet erotike, psiqike dhe ngarkesa emocionale distancojnë idealizmin e jetëgjatësisë së themeleve të një marrëdhënieje. “Kreditorët”, kjo shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh. Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre. Bota si portokall do t’i kujtojë atyre karmën që nuk vonon për të marrë atë që ka dhënë. Historia mbresëlënëse me në krye krijesën perfekte të Zotit, gruan e cila kthehet në një llogaridhënëse të pashpresë. Harruan ata që pjelloria mban emrin e saj? Vallë harruan ata që sot kërkojnë borxhin se ekzistenca e tyre varej nga kjo krijesë perfekte. Si përfundoi që pas çdo faji të lënë pezull mëkati i Evës endet si fantazëm njëlloj si miliarda vite më parë. Kush kërkon atë që ka dhënë do të mbetet në kohë dhe koha sot ka mbetur”, thuhet për veprën.

Strindberg e shkroi këtë pjesë më tepër se një shekull më parë dhe triumfon frikshëm njësoj në të sotmen dhe të pandryshueshmen. August Strinberg lindi më 22 janar të vitit 1849 në Stockholm. Ishte një shkrimtar suedez me shumë rëndësi në letërsinë  e këtij vendi. Për gati katër dekada ai dominoi në letërsinë suedeze. Vepra e tij ndahet në dy lëvizje letrare; natyralizëm dhe ekspresionizëm. Në përgjithësi shkrimtari konsiderohet si pionier i gjuhës suedeze, pasi ishte shumë produktiv dhe nismëtar në shumë zhanre.  Regjisore dhe aktore në dramë Luli Hoxha shprehet se është hera e dytë që ajo punon me një vepër të autorit August Strindberg. Sipas regjisores Luli Hoxha është një pjesë teatrore e Strindberg, që i flet kohës. “Ne jemi munduar të punojmë me elementët e saj, në zbërthimin më tepër nga ana psikologjike”, tregon ajo. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here