Google search engine
Home Aktualitet U gjetën pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar...

U gjetën pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar i tragetit

0
27

Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Korfuzit kryen arrestimin e një 45-vjeçari shqiptar, i cili ishte kapiteni i një anijeje traget pasagjerësh (F/F-F/F) që mbante flamurin KITTS AND NAVIS, për shkak të transportimit të pasagjerëve të tepërt.

Anija po lundronte nga një port në Shqipëri për në portin e Korfuzit. Gjatë një numërimi pas mbërritjes së anijes, u konstatua se numri maksimal i lejuar i pasagjerëve ishte tejkaluar, në kundërshtim me atë që parashikohet në certifikatën e saj të lundrimit.

Siç raporton koreespondenti i Top Chanel Artur Bibe, kapiteni 45-vjeçar u arrestua për shkelje të Kodit të së Drejtës Publike Detare (KDND), si dhe të ligjeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e kushteve për trajtimin e incidenteve të pasagjerëve të tepërt dhe regjistrimin, kontrollin dhe inventarizimin e tyre.

Autoriteti Qendror Portual i Korfuzit po kryen hetimin paraprak për incidentin, ndërsa procedura për vendosjen e sanksioneve administrative të përcaktuara tashmë ka filluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here