Akuzohet për vrasjen e studentes greke, rrihet barbarisht në burg 19-vjeçari shqiptar (VIDEO)

0
521

Shqiptari 19 vjeçar i cili dyshohet se vrau studenten greke më 28 nëntor Eleni Topaloudi në Rodos është rrahur në burgun e Avlonës. Ndonëse  Aleksandër Luka ka dëshmuar se nuk e bëri ai por shoku grek i tij, të burgosurit e tjerë i kanë hyrë në qeli dhe e kanë rrahur. Pasi e kanë dhunuar verbalisht ata e kanë goditur ndërsa pamjet janë transmetuar në të gjitha mediat greke. Ai dëgjohet teksa thotë: Nuk e bëra unë!19-vjeçari më pas është  dërguar në spitalin “Evangelismos”.Drejtoresha e spitalit ka thënë se ai nuk kishte plagë serioze e për këtë arsye thjesht është kuruar pak dhe më pas e kanë dërguar sërish në burg. 21-vjeçari grek i përfshirë po ashtu në vrasje,  njihet si fëmija e një familje shumë të pasur ndërsa sipas shqiptarëve atje ai ka punësuar avokatin më të mirë në Greqi. Ndonëse shqiptari tha se kishte qenë Manolis Koukouras ai që kishte qëlluar vajzën e re, ky i fundit ia ka hedhur fajin shqiptarit. Mediat greke madje shkruajnë se shqiptari njihej si angresiv dhe e  konsideronte veten shumë inferior. Sipas tyre 21 vjeçari grek ishte njohur me të vetëm pak ditë para vrasjes së studentes dhe ishte shumë këmbëngulës për t’u njohur e të. Ai ka thënë në polici: Aleksandri është shumë agresiv dhe e konsideronte gjithmonë veten inferior me vajzat, ishte i fiksuar me seksin. Më parë ka rrahur edhe një vajzë tjetër sepse ajo nuk e besoi duke e goditur pas murit. Unë kam pasur atë ditë një thikë për mbrojtje vetjake por nuk e kam përdorur. Ishte Aleksandri ai që më mori dhe më tha se donte të ndante atë vajzën me mua, diçka që ai e bënte shpesh.

https://youtu.be/Y7Xt3uYSsPU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here