Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak nga gjykatat kineze për ndalimi e thuaje të gjithë modeleve të iPhone në Kinë për shkelje të patentave. Urdhri prek modelet iPhone nga iPhone 6S deri te iPhone X të cilët shiten me versione të vjetra të procesorëve Apple, iOS. Në një deklaratë të Apple thuhej se iPhone-ët do të vazhdojnë të shiten në Kinë me versione të reja të sistemeve proceduese. Me bazë në Kaliforni, grupi Qualcomm është prodhuesi më i madh në botë i mikroçipave të celularëve dhe ka ngritur padinë e tij kundër Apple, në Kinë prej vitit 2017, sipas së cilës kompania po shet vesionet e reja me çmime të larta, edhe pse procesorët e tyre janë modele të vjetra. Vendimi i erdhi nga gjykata kineze E Popullit në Fuzhou, e cila dhe më aprë ka ndaluar importin e kartave të memories nga grupi Micron Technology. Gjykata tha se Apple ka shkelur rregullat për programet e Qualcomm. ‘Apple vazhdon të përfitojë nga prona jonë intelektuale, duke refuzuar të na shpërblejë’, tha në një deklaratë Don Rosenberg, sekretar i përgjithshëm i Qualcomm. Apple tha në nj dekalratë se iPhone do të vazhdojë të jetë në treg për klientët në Kinë. ‘Përpjekjet e Qualcomm për të ndaluar produktet tona janë një përpjekje e dëshpëruar nga një komapni ilegale që po hetohet nga shumë rregullatorë nëpër botë’, ishte mbrojtja e Apple.