Beyoncé në dasmën e vajzës së njeriut më të pasur të Indisë (video)

0
476

Nuk kanë kaluar pa rënë në sy pamjet e Beyonce me veshje tradicionale indiane. Këngëtarja ka performuar në festën paramartesore të vajzës së njeriut më të pasur të Indisë. ‘Show’ i saj ka hapur festimet e martesës të Isha Ambani me Anand Pirama, në qytetin e Udaipur, siç raporton Billboard.Dasma e vërtetë do të jetë të mërkurën, por deri atë ditë do të vazhdojnë festimet. Isha është vajza e Mukesh Ambani, presidenti i Reliance Industries, kompania më e madhe private në vend, dhe ai konsiderohet njeriu më i pasur në Indi. Këngëtarja nuk ka komentuar fotot që ka postuar, por mes atyre që e komplimentojnë ka edhe të tjerë që look-u i këngëtares i duket i papërshtatshëm, duke marrë parasysh veshjet indiane. Me këtë veshje Beyonce ka nxjerrë në pah dekoltenë e saj seksi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here