I përfshirë në vrasje, anti-terrori arreston në Gjirokastër kreun e OMONIA-s dhe 5 persona të tjerë (EMRI+FOTO)

    0
    520

    Anti-terrori ka arrestuar kreun e OMONIA-s të Himarës dhe 5 persona të tjerë.

    Mësohet se arrestimi është bërë teksa ata ishin nisur drejt Bularatit ku po zhvillohet përkujtimorja e Kostandison Kacifas.

    Fredi Bejleri akuzohet si i përfshirë në vrasjet në Peshkëpi në 1994.

    Mësohet se gjashtë të arrestuarit po merren në pyetje në komisariatin e Gjirokastrës.

    “Një polic grek është arrestuar në aksin Sarandë- Gjirokastër teksa po shkonte në Bularat për të marrë pjesë në meshën përkujtimore të Kostandin Kacifas.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

    “Arrestimi i M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi) u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.”

    Materialet në ngarkim të tij i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi  dhe mbajtja  pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here