Super-operacioni ndërkombëtar kap dhjetra mafiozë të dyshuar të ‘Ndrangheta’

0
404
Policia ka arrestuar sot dhjetra gangsterë të dyshuar në Evropë dhe Amerikën e Jugut, në një operacion masiv të koordinuar ndërkombëtar kundër klanit famëkeq mafioz italian ‘Ndrangheta’.
Rreth 90 njerëz të akuzuar për trafik drogash, pastrim parash e krime të dhunshme, janë arrestuar në aksione të ndryshme në Gjermani, Itali, Belgjikë, Hollandë dhe Suriname.
Qindra policë morën pjesë në operacioni ku gjithashtu u sekuestruan reth katër ton kokainë, 120 kg tableta ekstazi, dhe dy milionë euro në para të thata nga katër vendndodhje, duke përfshirë restorante italiane dhe dyqane akulloresh.
Fushata e fuqishme kundër sindikatës së njohur të krimit me bazë në Kalabri në jug të Italisë, erdhi vetëm një ditë pas arrestimit nga policia italiane të kreut të sapo zgjedhur të një tjetër klani mafioz nga Siçilia.
“Sot i kemi dhënë një mesazh të qartë të gjitha aleancave kriminale në Evropë, se nuk janë vetëm ato që mund të punojnë jashtë kufijve”, tha Filippo Spiezia, zv. kreu i agjencisë gjyqësore evropiane Eurojust, në një konferencë në Hagë.
“Operacioni i paprecedent dha rezultate të jashtëzakonshme kundër klanit mafioz Ndrangheta të përfshirë në trafik drogash e pastrim parash”, shtoi ai.
Ndrangheta – emri i të cilit vjen nga fjala greke për ‘heroizëm’ – përbëhet nga disa familje në zonat rurale të Kalabri, në zonën e ‘çizmes’ së Italisë.
Megjithë ndjekjen e policisë dhe arrestimet e shumta, organizata kishte vazhduar  të zgjeronte influencën e saj, duke tejkaluar dhe Cosa Nostra e rajonit të Siçilisë, apo Camorra me bazë në Napoli.
 Ajo ishte e vetmja organizatë mafioze që punonte me drogën në të gjithë kontinentet.
Policia tha se 90 njerëz ishin arrestuar në total, në operacionin që godiste degët e Ndrangheta në Amerikën e Jugut.
Në Gjermani operacioni ishte fokusuar në restorantet italiane, kryesisht në North Rhine-Westphalia dhe Bavari.
Proklurorët holandëezë thanë se kishin pikasur pastrim parash në dy restorante italiane në jug të vendit dhe lidhje me Kalabrinë.
Prokurori holandez Fred Westerbeke tha se ishin bastisur kafe e dyqane akulloresh, ndërsa konfirmoi aksione dhe në vendin e vogël latin Suriname, që ka qenë më parë koloni holandeze.
Policia blege tha se kishte kryer aksione në Limburg, ku ka një komunitet të gjerë italian.
Prokurori italian anti-mafia Federico Cafiero De Raho tha se operacionet do të vazhdojnë të godasin trafikun botëror të drogës të Ndrangheta duke përfshirë vende të tjera si Kolumbia, Ekuadori e Brazili.
Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, dërgoi përgëzime forcave të policisë, duke komentuar: “Europa lufton grupin kriminal ‘Ndrangheta”.
Dje policia italiane kapi kreut e ri të mafias siçiliane Settimino Mineo dhe dhjetra të dyshuar të tjerë.
Argjendari Mineo, 80 vjeç, po atë ditë do të zgjidhej në krye të mafias që më parë drejtohej nga famëkeqi Toto Riina.
(AFP)
Përgatiti: Andi Lamko
Rezultate imazhesh për ndraghetta international oepration

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here