Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit, ku raportohet se janë vjedhur 2 milionë lekë të reja.
Ngjarja ka ndodhur në datën 1 dhjetor, në zyrat e komisionit të Qarkullimit Rrugor. Mësohet se shuma e vjedhur ishte mbledhur nga arkiva dhe gjobat, ndërsa ruheshin në një kasafortë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet për faktin nëse punonjës policie janë të implikuar në vjedhje.