Debati për lojërat e fatit është kthyer sërish në Kuvend ditën e sotme.Pas një propozimi të deputetit Erion Braçes për të vendosur taksë 30% për të gjithë subjektet me 5 yje që kanë edhe kazino ka ndërhyrë deputeti Paulin Stërkaj.
Deputeti Stërkaj ka dalë kundër këtij amendamenti dhe tregoi dhe arsyen pse votoi kundër propozimit të kolegut të tij.
“Nuk duhet lejuar as ne hotele me 5 yje e as me 6 yje, nëse do hiqet duhet hiqet për të gjithë. Nuk jam dakord as me Braçen për t’ia shtuar në 30% e as me ministrin. Do isha me i hek krejt, as me 65 yje, as me gjashtë yje., këtu po ndajmë shtresat, të pasurit kanë të drejtë me lujt, të varfërt nuk kanë të drejtë”, tha Sterkaj.