Me 47 vota pro dhe 12 kundër Kuvendi rrëzoi amendamentin e propozuar nga deputeti socialist Erjon Braçe për të taksë zero për librin.
Gjatë fjalës së tij Braçe u shpreh se libri është në situatë kritike.
Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh se kjo është realizuar pasi është vendosur taksë zero për biznesin e vogël, përfshirë këtu edhe libraritë siç thekson ai.
Braçe: Të nderuar kolegë të gjithë e dini se libri po kalon në një krizë, por natyrisht është një krizë që vjen nga mundësitë. Pikërisht për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori në nenin 8 dhe 1 të shtohet të ardhurat e përfitura nga persona fizikë dhe juridikë që ushtrojnë aktivitetin e shitjes së librave ta kenë të përjashtuar (taksën), bëhet fjalë për libarshitësit dhe libraritë. Libraritë janë reduktuar. Kjo është një veprimtari në vështirësi dhe unë kam propozuar që të jetë me tatim fitimi 0. Kjo i krijon një mundësi të mirë librit. Do të jetë mirë që ne të nxisim krijiminn e librarive të reja, në qytete nuk po flas për fshatin që nuk e gjen kurrë një libër.
Ahmetaj: Besoj që ne e kemi realizur këtë që thotë zoti Braçe me kohë duke i vënë taksën 0 biznesit të vogël. Kjo ështtë e zgjidhur në të njëjtën kohë dhe ka një konvertim në teknologji. Thënë kjo ne e kemi shërbyer këtë pjesë në taskën 0, te TVSH po bëjmë edhe atë të reduktuar.
Ndërkaq, më herët Kuvendi pranoi propozimin e deputetit Brace për të mos votuar në parlament nenin 1 të paketës fiskale për tarifat doganore, c’ka sjell për pasojë rrëzimin e pr/ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.
Sipas Braçes ky pr/ligj bie ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë.