Kuvendi i PD, zbulohen kush janë kandidatët që do të garojnë (Nga Jorida Tabaku tek Edi Paloka)

    0
    419

    Partia demokratike do të thërrasë Kuvendin Kombëtar më 15 dhjetor, i cili do jetë vetëm zgjedhor pas atij për ndryshimet statutore që u mblodh më 29 prill të këtij viti.

    Përzgjedhja e kryetarëve të rinj të degëve në të gjithë vendin i hap rrugë zgjedhjes së Këshillit Kombëtar të PD që do të zgjidhet më 15 dhjetor dhe sipas ndryshimeve në statut kanë të drejtë vote vetëm: kryetarët dhe sekretarët e seksioneve, grupseksioneve, anëtarët e kryesive të degëve, të KK në PD, deputetët, sekretarët funksionalë, koordinatorët, kryetarët e bashkive, prefektët, krerët e qarqeve, anëtarët e PD dhe anëtarët e kryesive të degëve të PD.

    Këshilli Kombëtar do t’i hapë rrugë përzgjedhjes së ekipit të ri të Lulzim Bashës në krye të PD.

    Kandidatët

    Në garën numër 2 të PD parashikohet të ketë 4 kandidatë. Dy nënkryetarët aktuale të PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, pritet të rikandidojnë sërish për këtë pozicion, ndërsa ambicien do ta shfaqin edhe Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm, dhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku.

    Emrat e mundshëm:

    Kandidatët për nënkryetarë

    Edi Paloka

    Edmond Spaho

    Arben Ristani

    Jorida Tabaku

    Sekretar i Përgjithshëm

    Oerd Bylykbashi

    Gazmend Bardhi

    Flamur Noka

    Sekretar organizativ

    Fatbardh Kadilli

    Gent Strazimiri

    Sekretar për Burimet Njerëzore

    Sait Dollapi

    Eris Hoxha

    Sek për  çështjet zgjedhore

    Enkelejd Alibeaj

    Ivi Kaso

    Sek për Aksionin Qytetar

    Gent Malko

    Ervin Salianji

    Sek për Ekonominë

    Enno Bozdo

    Besart Kadia

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here