“Buxheti 2019”/ Plas debati në mbledhjen e grupit të PS, Braçe kërkon tërheqjen e qeverisë (Ja çfarë po ndodh)

0
372

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi pritet të miratojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.

Mësohet se në mbledhjen e grupit të PS, para fillimit të seancës ka pasur debate në lidhje me ‘Buxhetin 2019’.

Debatet kanë ardhur pasi, Erjon Braçe kërkon tërheqjen e qeverisë në disa nene për tatimin e pagave. Braçe kërkon mos tatimin e pagave deri në 400 mijë lek të vjetra.

Pavarësisht se ky projektligj i rëndësishëm do të kalojë për votim, opozita sërish nuk do të jetë pjesë e seancën plenare, ndonëse mazhoranca i bëri thirrje që të jetë e pranishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here