Pas kapjes së rreth një ton e gjysmë drogë në bordin e një gomoneje, e cila ishte nisur nga Shqipëria ka reaguar edhe kryebashkiaku italian i Martina Franca, i cili falënderoi policinë për operacionin.
“Urime dhe një falënderim për policinë. Territori ynë, i cili gjendet në një zonë të bendshme, mbrohet edhe në distancë nga rreziqet që vijnë nga larg. Droga e sekuestruar sot, si shumë të tjera përbën një rrezik i madh për fëmijët tanë dhe padyshim ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë”, u shpreh ai.
Kujtojmë se droga e kapur brenda gomones ishte e ndarë në tetëdhjetë çanta, ndërsa vlera në treg shkonte rreth 14 milionë euro. Bashkë me ngarkesën u arrestuan edhe dy trafikantët e dyshuar , dy të rinj nga Cisternino.