Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sot më 28 nëntor ka uruar Festën e Pavarësisë përmes një video-arkiv të dy viteve më parë.
Në Progonat, ulur këmbëkryq, Tahiri ka kënduar këngën e Ismail Qemalit, “Është e Jona Shqipëria”.
“Është e jona Shqipëria. Me Golikun në Progonat 2 vjet më pare me këngën e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”, shkruan Tahiri i cili pas mbylljes së hetimeve në Itali po pret edhe verdiktin e drejtësisë shqiptare.