Kanë dalë në dritë detaje të reja të komunikimit të Elvana Gjatës me grupin hetimor. Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.
Elvana Gjata 3 javë më parë i ka dërguar me poste prokurorisë një njoftim ku deklaron “ndodhem jashtë vendit për arsye shendetësore, jam njohur nga media se kërkoni dëshminë time. Sapo të jem në Shqiperi do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia”.
Sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë rezulton se këngëtarja s’ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish bllok ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve mbeti një viktimë e dy të plagosur. Report tv