“Do flasim bashkë në 20 dhjetor”, çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela?

0
575

Avokati Spartak Ngjela  është shprehur se ngritja e SPAK në dhjetor është ajo që do ndaj shapin nga sheqerin në politik. Sipas Ngjelës, edhe ndërkombëtarët këtë po presin.

Ngjela ka përmendur edhe 20 dhjetorin në bisedën e zhvilluar me gazetaren.

Pjesë nga biseda

Spartak Ngjela: Historia botërore na ka dhënë dy arsye me të cilat është luftuar. E para është pushteti gjyqësor i pavarur dhe tjetra është revoluicioni.

Gazetarja: Po dilni dhe ju tek tezat e Ish-kryeministrit Berisha

Spartak Ngjela: Ju lutem…revolucioni ka dështuar, bie prap në korrupsion. Vetëm pushteti gjyqësor i pavarur e zgjidh këtë problem, asgjë tjetër. Ndërkombëtarët këtë po bëjnë.

Gazetarja: Ngjan si në pritje të Godosë kështu?

Spartak Ngjela: Jo nuk është në pritje të Godosë. Do flasim bashkë në 20 dhjetor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here